Leli "sfidon" Ramën, takohet me bizneset e Lungomarës që protestojnë për kufizimin e muzikës

Ndërsa sot kanë ndaluar aktivitetin e tyre për 24 orë, pronarët e bizneseve në Vlorë janë mbledhur në një takim nga kreu i Bashkisë, Dritan Leli.

Leli e ka zhvilluar takimin me pronarët dhe përfaqësuesit e bizneseve që operojnë në Lungomare në një nga lokalet e zonës.

Leli ka folur me ta për ngërçin e krijuar, ndërsa situata e tyre u tensionua së tepërmi natën  e mbrëmshme ku për shkak të muzikës, u bënë edhe shoqërime me forcë në polici.

Ndërkohë, bizneset si në Vlorë ashtu edhe në Lezhë kanë kërkuar edhe sot që të shtyhet ora e ndalimit të muzikës.

Ata shprehen se janë biznese në bregdet dhe kufizimi i tanimë i dëmton shumë në biznesin e tyre, duke kërkuar një shtyrje të këtij orari së paku në orën 1 të natës.