Mungesa e tregut dhe çmimi i ulët, dhjetëra hektarë të mbjella me shalqi rrezikojnë të prishen në Lushnje

Dhjetëra hektarë të mbjella me shalqi mund të prishen brenda kësaj jave në zonën e Imshtes buzë Lumit Seman në Lushnje.

Fermerët e zonës thotë se prodhimi i tyre, nuk po shitet.

Ata thotë se një kilogram shalqi e shesin me 5-6 lekë, ndërsa në treg e gjen deri në 30 lekë për kilogram, ndaj kërkojnë ndërhyrjen e enteve rregulluese shtetërore.

''Sot çmimi varion nga 5-7 lekë, ndërsa në tiranë shkon 25 ose 30 lekë. Ky është një abuzim mes fermerit që prodhon dhe qytetarit që blen.''

Ara tregojnë se nuk po nxjerrin dot shpenzimet e tyre.

''Nuk ka kërkesa fare. Nuk ka ardhur tregtarë për të blerë këtu. Nuk kemi asnjëlloj leverdie ta japim me 5 lekë. Nuk po e shesim dot.''

Madje disa prej tyre janë marrë kredi për të mbjellë shalqirin, por mungesa e tregut, i ka zhytur në një krizë të vërtetë.

''Unë çfarë do të bëj me ato. Po prishet parcela ime. Kam marrë kredi, por me çfarë do ta shlyer këtë kredi tashmë. Vetëm të marr një litar e të mbyten në lumë.''

Imshta është zona e dytë pas Divjakës e njohur për sasinë e prodhimit të shalqirit për tregun vendas dhe të huaj.