Gripi i shpendëve shfaqet edhe Shkodër, asgjësohen 130 kokë në një fermë
Qarku i Shkodrës konfirmon të parin rast me grip shpendësh.
Ai u konstatua në fshatin Barbullush të bashkisë Vau Dejës. Pas analizave të kryera, janë asgjësuar dhe groposur 130 shpendë.
Mark Preçi: Kjo fermë kishe 130 shpendë të cilët janë asgjësuar të gjitha.
Origjina e infektimit nuk dihet, por menjëherë është bërë izolimi i fermës dhe dezinfektimi i saj me qëllim që të shmanget mundësia e transmetimit.
Prej 1 jave në qarkun Shkodër janë të bllokuara edhe të gjitha tregjet e tregtimit të shpendëve si masë parandaluese për infektimet.
Mark Preçi: Gjithçka është nën kontroll pasi kemi një armatë të madhe veterinerët. Sigurisht lejohet lëvizja e shpendë, duke përjashtuar këtë fermë me një rreze 3 kilometra nga kjo fermë. Tregjet kanë filluar duke funksionuar.
Fermerët që tregtojnë shpendë duhet që të jenë të pajisur me 2 certifikata, atë të vaksinimit dhe sigurisë.
Importi i mishit të shpendëve vijon të jenë i ndaluar me shumë shtete te cila dyshohet se janë vatra të përhapjes së këtij gripi.
Deri tani virusi ka përfshirë fushe Krujën, Elbasanin dhe fierin ku janë shkaktuar dëme të mëdha te fermerët.
