E-posta/ Piero: Platforma lehtësi për qytetarët, pagesat në shtëpi pa kosto shtesë
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Taulant Piero, ka shpjeguar aplikacionin “E-posta”, i cili së fundmi ka dalë në treg.
Ai thotë se tashmë qytetarët, të gjitha shërbimet, mund t’i kryejnë nga aplikacioni, pa pasur nevojë të shkojnë te “Posta Shqiptare”, për të pritur në radhë të gjata.
Sipas tij, procesi në aplikacion është mjaft i thjesht teksa shton se nuk ka kosto shtesë, duke qenë se pagesat bëhen nga shtëpia.
“Synimi është që të ofrojmë nga një pajisje e zgjuar siç janë telefonat, por edhe nëpërmjet kompjuterëve personal apo laptop, të gjithë qytetarët kanë mundësi t’I marrin nëpërmjet këtyre aparateve. Është një shërbim, i cili vjen pas një periudhe relativisht afër dy vjeçares përgatitjesh dhe investimesh, si rezultat i të cilëve, në korrik të vitit 2020, Banka e Shqipërisë nga ka dhënë licencën, dhe kjo na jep të drejtë të nxjerrim në treg, një platformë, e cila I jep mundësi të gjithë qytetarëve, që ta kryejnë në komoditetin e shtëpisë, pa pritur në radhë, duke respektuar edhe masat anti-covid, dhe gjithçka që duhet të ketë është vetëm akses në internet. Praktikisjht platformë është stimul për këta qytetarë, të cilët nuk kanë llogari bankare, mund të kenë mundësi që ta hapin tek “Posta Shqiptare”.
Është një proces, mjaft i thjesht, mjaft komod, gjithçka që u duhet është që ta shkarkojnë. Nuk ka kosto,mjafton lidhja me internet dhe të gjitha shërbimet që kryhen në zyrat postare, mund të kryejnë përmes këtij aplikacioni, pa kosto shtesë dhe tarifat më minimale për ato shërbime që kërkojnë të njëjtat pagesa që janë paguar nëpër sportele.
I kërkojmë qytetarëve që vetëm njëherë të jenë paraqitur në sportel, në mënyrë që llogaria e tyre të jetë konform ligjit. Shërbimi mund të kryhet edhe për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe nuk kanë mundësi që të vijnë për arsye të pandemisë. Dhe ata mund t’I kryejnë të gjitha pagesat nga aty ku ndodhen, mjafton lidhja në internet."
Intervistoi Sonila Musai, përgatiti për online Anila Kolgjini.

