Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme bashkojnë forcat kundër dhunës në famije
Në vijim të ndjekjes së prioriteteve të përcaktuara nga kryeministri Rama me drejtuesit e Policisë së Shtetit, ndër të cilët ishte edhe dhuna në familje, zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko, shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj zhvilluan një takim prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.
Diskutimi u fokusua tek problematikat e evidentuara në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit lidhur me evidentimin, hetimin dhe ecurinë e rasteve të dhunës në familje duke vendosur fokus të veçantë në përforcimin e sistemit të mbrojtjes së viktimave.
Palët dakordësuan ndërmarrjen e nismave të përbashkëta në përmirësimin e akteve nënligjore, trajnime të përbashkëta Polici-Prokurori për goditjen e fenomenit dhe rehabilitimit të viktimave.

