Ujërat e zeza po i falimentojnë, prej dy vitesh Drinos në Gjirokastër i ndotur, asnjë masë nga autoritetet
Pamjet që shikoni në video janë ujërat e zeza të cilat derdhen në lumin Drinos të Gjirokastër.
Në të gjithë gjatësinë e tij, ky lumë prej të paktën dy vitesh është krejtësisht i ndotur nga depozitimi i ujërave të zeza.
Kjo situatë cilësohet si alarmante nga pronarët e bizneseve që operojnë në zonën e quajtur “Ura e Lumit “, pasi insektet dhe era e padurueshme bëjnë që askush të mos frekuentojë bizneset e tyre.
"Shkon ora 1 dhe e mbyll se nuk rri dot. Vetëm të vdesësh nga era, shkarkojnë të gjitha kanalet këtu."
Ata tregojnë se kanë kërkuar vazhdimisht zgjidhje të situatës nga bashkia e Gjirokastrës, por institucioni i drejtuar nga Flamur Golemi, sipas banorëve nuk ka reaguar aspak ndaj këtij shqetësimi për të cilin është vënë në dijeni disa herë.

