Java e vaksinimit masiv, të rinjtë të painteresuar, qytetarët preferojnë AstraZenekën

E ndërsa në ditën e parë të javës së hapur të vaksinimit masiv, nuk ka fluks nëpër qendrat e shërbimit, kryeministri Edi Rama nga Dimali u bëri thirrje qytetareve te mos neglizhojnë përballë variantit te ri te koronavirus “Delta”. Edhe në Tiranë të paktë kanë qenë të interesuarit për vaksinim e arsyet kryesore lidhen me marrjen e pasaportë vaksinim e arsyet kryesore lidhen me marrjen e pasaportës së gjelbër.

Kjo e Hënë ka shënuar fillimin e javës së vaksinimit masiv për të gjithë personat +18 vjeç të cilët duan të vaksinohen.

E megjithatë të rinjtë nuk janë shfaqur shumë të interesuar në marrjen e injektimit të preparatit antiCovid.

Disa u vaksinuan për shkak se u duhet pasaporta e gjelbër për të lëvizur jashtë dhe të tjerë për siguri shëndetësore ndaj virusit.

''Do iki jashtë për turizëm.''

"Po e bëj për siguri dhe shëndetin tim."

Më së shumti preferohet vaksina kineze për shkak të njohjes nga OBSH.

"Më pëlqen AstraZeneca sepse është evropiane."

Por sa e rekomandojnë prindërit vaksinimin e të rinjve?

''U them të gjithëve të vaksinohen sepse është më mirë për shëndetin e tyre. Ua rekomandojë të gjithëve.''

Përballë neglizhencës së qytetarëve për vaksinim kryeministri Rama nga Dimali u bëri thirrje të pa vaksinuarve të marrin dozën për të shmangur vuajtjet dhe spitalet.

Ditë e hapura për vaksinim do të jenë deri në datën 25 Korrik.