Magjistratët shqiptarë të SPAK nisin trajnimin 3-ditor në Romë
Vazhdon bashkëpunimi policorë mes Italisë e Shqipërisë.
Gjatë vitit 2020, janë kapur 92 persona të kërkuar mes dy vendeve.
Pas përfundimit të javës trajnuese për 27 hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë nisur sot në Romë, trajnimi për tre ditë rresht i magjistratëve shqiptarë të SPAK, drejtuar nga z. Arben Kraja.
Programi formues është prezantuar sot nga krerët më të lartë të Institucioneve policore italiane me praninë e Prefektit Vittori Rizzi e të Drejtorit të Përgjithshëm të Sigurisë Publike Maurizio Vallone.
Gjatë këtyre tre ditëve trajnim janë parashikuar vizita në qendrat ekselente të trupave policore italiane si dhe njohja e studimi me teknikat më të avancuara të përdorura gjatë fazave hetimore.
Bashkëpunimi mes autoriteteve policore të dy vendeve ka çuar të arrestohen gjatë vitit 2020, 92 persona të kërkuar nga drejtësia e dy vendeve si dhe të ngrihen 7 skuadra të përbashkëta operative, në luftën kundër krimit të organizuar.
Ndër 92 personat e arrestuar mes dy vendeve, 68 ishin me aktivitet kriminal aktivë e 24 pasivë.
