Akuzohen për korrupsion, Apeli që në burg prokurorin e Kukësit Karriqi dhe shoferin e tij
Gjykata e Posaçme e Apelit lë në burg prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi dhe shoferin e tij Isuf Gega.
Karriqi kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Prokurori dhe shoferi i tij u arrestuan me urdhër të SPAK me 30 qershor në qendër të Kavajës me akuzën e korrupsionit.
SPAK bën me dije se ka dyshime të arsyeshme se prokurori në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës ka dhënë dhe ka marrë përfitime monetare për të favorizuar persona nën hetim, të cilët kanë qenë duke u hetuar pranë prokurorisë së shkallës së parë Kukës.
Një ndër çështjet që ka hetuar prokurori Karriqi është ajo e këngëtares Fjolla Morina, që u kap me armë në Morinë.
Në vitin 2019, Karriqi u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë drejtues i përkohshëm i Prokurorisë së Kukësit.
