Rama: Lungomare nuk ka muzikë, por ndotje akustike, kush do të kërcejë të shkojë në natyrë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbylljes së bizneseve për 24 orë në Lungomare, pa përplasjes së mbrëmshme me policinë dhe masave anti-covid.
Rama shkruan se Lungomare ka ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetëra linja burime menjëherë.
Ai shton se nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë.
Rama: Protestë në Lungomare për muzikën? 1. Lungomare s'ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetëra linja burime menjëherë 2. E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit. 3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri - si në tërë botën e civilizuar turistike", shkruan Rama.

