Pas Vlorës edhe Shëngjini e Lezha kërkojnë shtyrjen e orës për muzikën: Po dëmtohemi shumë
Edhe bizneset e zonës turistike të Shëngjinit dhe Lezhë, ashtu sikurse ato në Vlorë, kane dalë në protestë duke kundërshtuar orën policore.
Ata para bashkisë Lezhë kërkojnë zgjatje të orarit të muzikës, pasi sipas tyre kjo situatë po i penalizon rëndë për të dytin vit radhazi.
"Ky orar që është vendosur nga qeveria duhet të rimendohet sepse po na dëmton ne. Është një orar shumë i papërshtatshëm sepse punojnë vetëm një sezon. Ne kemi dy vite që po punojmë në limitet tona. Ne do të marrim masa përndryshe duke hequr punëtor dhe do kemi tkurrje. Duhet të shtyhet orari i muzikës së paku deri në 1 të natës.''
Një protestë të tillë kanë pasur edhe bizneset në Vlorë përgjatë bregdetit, të cilat sot kanë ndaluar aktivitetin e tyre për 24 orë.
Ato kërkojnë që të zgjatet ora e vendosjes së muzikës dhe të mos ndalohet pas orës 22:00.
Lidhur me këtë rast ka reaguar ehe kryeministri Edi Rama i cili e ka cilësuar mbivendosjen e muzikës si një ndotje akustike dhe duke shtuar që ata që duan të kërcejnë të shkojnë në natyrë.

