Shpërthejnë dy bombola, në Elbasan në byrektore, në Durrës në banesë, lëndohet një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2021, 12:47
Dy bombola kanë shpërthyer ditën e sotme në Manëz të Durrësit dhe në Elbasan.
Ngjarja në Elbasan ka ndodhur në një byrektore, ku fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz.
Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që ta fikin zjarrin në byrektore.
Ndërsa në Durrës bombola e gazit shpërtheu në banesë duke lënë të lënduar një 70-vjeçare.
''Më datë 19.07.2021, rreth orës 12:00, në Kullë, Durrës, në banesën e shtetasit U. M., ka plasur një bombol gazi, e për pasojë është lënduar shtetasja S. M., 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.'' - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
