Gjysmëfinalja/ Zhupa: Ndeshja Angli-Danimarkë specifike, kanë përgatitje të lartë fizike
I ftuar në emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, trajneri i futbollit, Edurd Zhupa është shprehur se ndeshja e sotme mes Anglisë dhe Danimarkës do të jetë specifike.
Sipas tij skuadrat kanë përgatitje të lartë fizike, ndërkohë tha se Anglia ka një start më të lartë.
"Janë disa dekada që pret Anglia këtë ndeshje, pas vitit 1966, që ka qenë pjesë e kësaj psikologjie në mendjen e atyre njerëzve. Është një ndeshje specifike për të dyja skuadrat, janë ndeshje me një nivel bashkohorë me tre sulmues.
Nuk e di se si do të vendoset Danimarka, por mendoj se nuk do të ndryshojë sistem. Ajo që është kryesore është se do kemi frymëmarrje në ndeshje, skuadra të cilat kanë përgatitje të lartë fizike. Do të jetë një ndeshje e hapur, por mendoj se Anglia ka një start më të mirë."

