'Sherr' në studio/ Riza: Kush është ai që nuk ka debatuar me Sulçen, revoltohet gazetari

Të ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, Florian Riza ka debatuar me Altin Sulçen.

Teksa komentonin ndeshjet e gjysmëfinales, Riza i është drejtuar Saimir Patushit, duke i thënë se nuk ka ngelur njeri pa debatuar me Sulçen, ndërkohë që nuk ka munguar as përgjigja e këtij të fundit.

Florian Riza: Kush është ai që nuk ka debatuar me Sulçen.

Altin Sulçe: Unë nuk debatoj me njerëz.

Florian Riza: Kush janë ata që s’kanë debatuar me ty.

Altin Sulçe: Ka të bëjë pikëpamja, nuk jam në gjendje të mbush mendjen ty, jam lodhur në kaq emisione, kam përdorur të gjithë metodat e mia mendore, por ka qenë e pamundur. Në këtë kontekst, unë kam vendosur të shkëmbejë idetë e mia. Ti nuk je përfaqësues i të gjithë njerëzve që kanë debatuar me mua.