Gjysmëfinalja dhe finalja, çmimet e biletave në stratosferë, ja sa kushtojnë
Në një lidhje me “Skype” për emisionin “Sport Magazinë në Ora News, menazheri i futbollit, Mario Cenolli, ka treguar se sa janë çmimet e biletave për gjysmëfinalet dhe finalen e kampionatit evropian.
Ai ka thënë se biletat variojnë nga 500 deri në 2 mijë paund, ndërkohë për ndeshjen që do të luhet ditën e nesërme, çmimet janë nga 1 mijë paund deri në 5 mijë paund.
Eduard Zhupa: Sa është çmimi i biletës për gjysmëfinalet dhe finalen.
Mario Cenolli: Profesor të them të drejtën unë biletën time e mora falas. Biletat besoj se variojnë nga 500 paund deri në 2 mijë paund.
Altin Sulçe: Sepse janë edhe vendet e limituara dhe kërkesat janë shumë të larta për të parë ndeshjen.
Mario Cenolli: Ndërkohë për ndeshjen e nesërme, çmimet vijojnë nga 1 mijë paund deri në 5 mijë paund.

