Sulçe i drejtohet ashpër specialistëve: Ju zotërinjtë e salloneve të mëdha mu ‘hodhët’ në fyt
I ftuar në emisionin “Euro 2020”, në RTV Ora, Altin Sulçe është revoltuar ndaj Saimir Patushit dhe Florian Rizës, teksa kanë komentuar ndeshjen mes Italisë dhe Spanjës.
Riza iu drejtua se kishte thënë që ishte me Spanjën, ndërkohë Sulçe i drejtuar që ishin ata që e kundërshtuan duke i thënë se Italia do e ‘mbysë’ Spanjën.
Riza: Dje ishe me Spanjën
Sulçe: Nuk isha me Spanjën, as me Italinë nuk isha, thashë se do të jetë një ndeshje e vështirë, ju dy zotërinjtë e salloneve të mëdha të futbollit shqiptarë, mu hodhët në fyt e më mbytën, tani mezi po marrë ajër. Të dy bashkë u bëtë bashkë dhe thatë se Italia do ta mbytë, në fakt nuk e mbyti.
Patushi: Nga goja ime nuk ka dalë asnjëherë, do ta mbys, do ta asfiksoi. Unë kam thënë që Italia ka petkun shumë më mirë sesa Spanja.
