Tensionohet moderatori para ndeshjes Itali- Spanjë, doktori i mat pulsin Sulçes në emision

Në emisionin “Sport Magazinë” teksa janë komentuar ndeshjet e gjysmëfinales, moderatorin Alti Sulçe e ka kapur stresi dhe këtë e ka shprehur vetë duke thënë se para ndeshjes ka gjithmonë një ndjenjë të tillë.

Më pas ai ka thënë nëse kjo ndikon në puls, sakaq doktori Andri Çebeli, i cili ishte I ftuar në emision nuk ka hezituar që t’i mat pulsin moderatorit.

Altin Sulçe: Para ndeshjes të kap një lloj stresi.

Eduard Zhupa: Ajo është një pjesë emocionale.

Altin Sulçe: Ka lidhje me pulsin…

Eduard Zhupa: Ato i di doktori më mirë, ja tek e ke.

Andri Çabeli: Mirë dukesh Sulçe, i qetë. Në puls nuk e tregon ankthin që ke.

Altin Sulçe: Të lutem hajde në çdo emision, në ditën kur luan Anglia.