Gjysmëfinalja/ Italianët dhe spanjollët mbushin rrugët e Londrës
Në një lidhje me “Skype” për emisionin “Sport Magazinë”, në Ora News, Mario Cenolli, është shprehur se tifozët e Italisë dhe Spanjës, kanë mbushur rrugët e Londrës dhe po e presin me entuziazëm ndeshjen e sotme mes Italisë dhe Spanjës që do të luhet në ‘Wembley’.
Më tej ai thotë se nëse në finale do të luajnë Anglia dhe Italia, do të jetë një ndeshje që do të mbahet mend për vite të tëra.
“Londra është mbushur plotë me Italinë dhe spanjollë, nuk e dija që kishte kaq shumë italianë dhe spanjoll që jetonin këtu në Londër. Më duket vetja sikur jam në Romë. Gjithë italianët janë përgatitur për të shkuar në Wembly. Një finale Angli- Itali, besoj se do të ishte një ndeshje që do mbahej mend për shumë vite, pasi të dy ekipet sidomos Anglia por edhe Italia, do ishte një ndeshje shumë e mirë.“
