Video/ Lotaria e penalltive çon Argjentinën në finalen me Brazilin në Copa America

Argjentinë-Brazil, është kjo finalja e madhe e Copa America, dhe për të tilla ndeshje kanë dëshirë tifozët të shikojnë.

Gjysmëfinalja tjetër e Copa America ishte totalisht dramatike ku Argjentina i falet penallitive për të shkuar në finalen e madhe.

Sfida ndaj Kolumbisë nuk ishte aspak e lehtë për skuadrën albiceleste e cila kaloi në avantazh në minuten e 7' me Lautaro Martinez falë një asist nga Messi.

Në një lojë pothuajse të barabartë, Kolumbia iu përgjigj në pjesën e dytë me golin e Luis Dias në 61' dhe në fund vetem penalltitë e vendosën fituesin.

Messi, Paredes e Lautaro shënuan penalltitë duke fituar 3-2 teksa kolumbianët humbën tre të tilla që vulosën eliminimin.

Për më tepër, mund te ndiqni dhe përmbledhjen e ndeshjes Argjentinë-Kolumbi.

Kështu, më 11 Korrik do të kemi edhe finalen e madhe Argjentinë-Brazil që do të kurorëzojê kampionen e futbollit latin.