Alvaro Morata sërish nën shënjestër. Ofendime dhe kërcënime për penalltinë e humbur me Italinë

Dukej sikur u harrua ndërsa tani situata po përsëritet dhe diçka e tillë është e papranueshme për të gjithë. Alvaro Morata është vënë sërish nën shënjestrën e komentuesve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale të cilët e kane ofenduar dhe kërcënuar atë dhe familjen, e kësaj radhe është bashkëshortja e tij, Alice që e denoncon.

"Sinqerisht, me të vërtetë që nuk po vuaj nga asnjë prej këtyre mesazheve. Unë madje nuk mendoj se është një faktor i 'italianëve' por i injorancës. Por unë mendoj se nëse do të kishte ndodhur me një vajzë më të brishtë do të kishte qenë një problem serioz. Le të kujtojmë se është një sport për t'u bashkuar për të mos shfryrë zhgënjimet tuaja. Me të vërtetë shpresoj që në të ardhmen të mund të marrim masa serioze për këtë lloj njerëzish sepse është e turpshme dhe e papranueshme ", kështu ishte mesazhi nga gruaja e Alvaro Morata, Alice Campello, e cila denoncon mesazhe të reja fyese ndaj familjes së saj në Instagram.

Siç ndodhi pas ndeshjes kundër Polonisë, sulmuesi i Juventusi dhe familja e tij u vunë përsëri në shënjestër të disa përdoruesve të rrjeteve sociale të cilët në orët e fundit u kanë dërguar mesazhe të papranueshme dhe fyese.

Një situatë që tashmë kishte krijuar probleme më parë, por që në të njëjtën kohë dukej se ishte harruar pas golit të sulmuesit ndaj Kroacisë, tani u rikthye sërish.

Zemërimi i tifozëve të tillë ka shpërthyer përsëri pas penalltisë së Moratës e cila u prit nga Donnarumma në gjysmëfinale kundër Spanjës, e cila çoi edhe në eliminimin e ekipit të Luis Enriques.

Edhe trajneri i "La Rojas", e cilësoi një fakt të rëndë ndaj të cilit tha se është policia që duhet ta marrë në dorë këtë situatë.