Prishtina reziston por dorëzohet, humbet 3-0 sfidën e parë ndaj Ferencvaros
Prishtina humbi 3-0 ndeshjen e vajtjes në raundin e parë eliminator të Champions League ndaj Ferencvaros. Edhe pse u largua me një disfatë, duhet thënë që kampionët e Kosovës luajtën mire dhe rezistuan përballë një ekipi shumë herë më të forte se ta, të mendosh që ekipi hungarez ishte sezonin e kaluar në fazën e grupeve të Champions League.
Me Myrto Uzunin titullar, Fererncvaros ishte superfavorite për të fituar këtë takim edhe pse ekipi dardan e nisi mire dhe shënoi një gol i cili u anulua në 6’ nga Otto John.
Ndërkohë që ekipi hungarez u përgjigj me një shtyllë në 17’, skuadra dardane rezistoi dhe arriti ta mbyllë pjesën e parë në barazim.
Fraksioni i dytë ishte një dominim total i Ferencvaros që megjithë rezistencën e Prishtinës arriti të gjente fitoren me 3 gola të shënuar në pak minuta me Nguen në 71’, Kabir 74’, Blaziç 78’.
Për Prishtinën është ndeshja e kthimit pas 7 ditësh në “Fadil Vokrri” por shanset janë të pakta por gjithsesi Aventura e tyre në Europë nuk do të përfundojë me kaq pasi kampionët e Kosovës në rast eliminimi nga ky raund i Championsit, do të kalojnë në raundin e dytë eliminator të Conference League.
