Patushi: Mancini aftësi më të mëdha manaxheriale se Enrique

I ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, Saimir Patushi është shprehur se trajneri i Italisë Roberto Mancini, ka aftësi më të modha manaxheriale më të mëdha se trajneri i Spanjës Luis Enrique

"Unë mendoj se  Mancini është shumë para Luis Enrique. Për vet faktin se kjo kombëtare italiane, 33 ndeshje  deri më tani pa humbje. Dhe nëse mbyllet edhe sot  me fitore është një arritje e jashtëzakonshme, si trajner. Dhe eksperienca është  diçka shumë ndryshe nga ekipet italiane te ekipet spanjolle.

Vetë ekipet italiane, janë shumë më strikte  sesa ekipet spanjolle. Italianët e menaxhojnë shumë mirë lojën. Mendoj se Mancini ka më shumë favor rezultat, se të thuash 38 ndeshje pa humbje në një valë kritikash të zakonshme që ka marrë Luis Enrique, nga të gjithë ndeshjet që ka bërë, për lojën që ka bërë, janë dy gjëra shumë të kundërta me Mancinin."