Xhaferri: Vllaznia ka bërë afrime cilësore, optimist për sfidën me Siroki Brijeg

Një ditë para aventurës europiane të Vllaznisë, sponsori Alban Xhaferri i cili që pas marrjes në drejtim të klubit ka ringritur ekipin me një menaxhim për t'u vlerësuar, u shpreh optimist nga Bosnja për sfidën me Siroki Brijeg. Drejtuesi i klubit bëri një rezyme të situates dhe formës së skuadrës, duke nisur që nga akomodimi e deri te blerjet.

"Kemi patur udhëtim te mirë dhe skuadra erdhi mbasdite. Kemi gjetur ambient të mirë, atmosfera është shumë e mireë dhe optimale. Lojtarët janë të karikuar ndërsa trajneri ka bërë njê analizë të gjatë për ndeshjen.

Jemi në përgjithësi optimist dhe do të luftojmë për të kaluar këte tur. Kuptohet që nuk do ta nënvlerësojmë kundërshtarin, pasi skuadrat boshnjake apo dhe të Ballkanit në përgjithësi luajnë një futboll të fortë, një futboll me përgatitje të lartë fizike.

Skuadra jonë është e motivuar dhe ne jemi të bindur që do të kemi një rezultat sa më të mirë këtu, në mënyrë që të na lehtësohet puna në Shkodër për kualifikimin. Vllaznia do të luftojë për të marrë një rezultat të mirë në këtë përballje të parë. Do të jemi të kënaqur ndoshta edhe me barazimin, por do të luftojmë për ta zgjidhur ndeshjen dhe ta fitojmë që këtu.

Ne do të luftojmë që fitojmë ndeshjen që këtu. Sigurisht që është një Vllazni më kompakte, por ne do të vazhdojmë të plotësohemi sepse gjatë ndeshjeve të “Conference League” mund të ketë kërkesa për të transferuar lojtarë edhe nga ekipi aktual. Kemi bërë disa transferime të suksesshme, të cilave do u shihet rezultati shumë shpejt.

Ndoshta jo të gjithë lojtarët do të bëhen direkt pjesë e ndeshjes së nesërme, pasi janë disa faktorë që ndikojnë, si përgatitje fizike dhe harmonizimi.  Jemi në fazën e plotësimit të skuadrës dhe mendoj se do të ketë edhe perforcime të tjera në sulm apo dhe mesfushë, që do të bëhen ne vijim”.

Tifozët? Ka disa rregulla të UEFA-s, që janë bërë të ditura. Tifozët nuk duhet të udhëtojnë dhe për këtë arsye kemi bërë një njoftim te agjencitë, që të mos zhgënjehen. Mungesa e tifozëve është gjithmonë dobësi, por ne që jemi këtu dhe ata që do mund të vijnë, do e mbështesim të gjithë", përfundoi në prononcimin e tij sponsori Alban Xhaferri i cili si gjithmonë e ndjek dhe i qëndron pranë skuadrës shkodrane.