“Euro 2020”/ Riza: Spanja të shfrytëzojë të gjitha mundësitë, Italia di të administrojë ndeshjen

I ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, Florian Riza, ka komentuar ndeshjen mes Italisë dhe Spanjës.

Sipas tij Spanja duhet të shfrytëzojë të gjitha fuqitë, teksa shton se eksperienca e Italisë në administrimin e ndeshjes është shumë e madhe.

“Administrimi i rezultatit në futboll njihet si gjë e thjesht, sidomos në ekipet e mëdhaja, por pozicioni I ndeshjes është në shkallë vështirësie shumë të madhe. Jemi në gjysmëfinale, Spanja nuk ka çfarë të humbasë të shfrytëzojë të gjitha fuqitë. Nga ana tjetër, eksperienca e Italisë në administrimin e ndeshjes është shumë e madhe. Këtu them se ju kthye historisë së saj. Shfrytëzoi kundërsulmi.”