Tre janë elementët kryesorë që Italia mund ta fitojë ndeshjen sot
I ftuar në emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, trajneri i futbollit Eduard Zhupa, ka komentuar ndeshjen e ditës së sotme, ku Italia do të përballet me Spanjën.
Zhupa ka treguar tre elementët kryesorë që Italia mund ta fitojë ndeshjen e sotme e më pas të kalojë në finale.
"Tre janë elementët kryesorë që Italia mund ta fitojë ndeshjen sot. Nëse Italia luan si me Belgjikën në për sa i përket mbrojtjes që ka eksperiencën e duhur, është në avantazh, sepse Spanja do mundohet të sulmoj në qendër. Për sa i përket qarkullimit të topit, të dyja skuadrat kanë nivel shumë të lartë. Këtu do krijohet balanca mes dy skuadrave. Nëse do marrin më shumë terren italianët do të jetë fitorja e Italisë, nëse tërhiqen mbrapa, atëherë avantazhi do të jetë për Spanjën."
