"Shpirti" Zbulohen emrat e dy nga 4 bashkëpunëtorëve të drejtësisë
Zbulohen emrat e dy nga 4 personat bashkëpunëtorë të drejtësisë që ndihmuan në zbulimin e aktivitetit të 4 grupeve kriminale si dhe zinxhirin nga kultivimi i kanabisit deri tek mbërritja në destinacion.
Burimet bëjnë me dije për Ora News, se ata janë Aurel Lazaj dhe Ferat Hajdini.Ata kanë ardhur në Shqipëri për tu marrë në pyetje, informon gazetari i Ora News, Elton Qyno.
Kreu i SPAK Kraja dhe prokurori Mara nënvizuan rolin kyç që kanë pasur katër bashkëpunëtorë të drejtësisë në finalizimin e këtij operacioni.
Emri i ish Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri kthehet sërish në skenën e kronikave mbi trafikun e lëndëve narkotike.
Në operacionin "Shpirti" kanë rënë në pranga dhe dy ish shoqëruesit e tij Paul Agustin Deda si dhe Hekuran Marku.
Gjatë ekzekutimit të operacionit të përbashkët Itali-Shqipëri i koduar "Shpirti" ku u arrestuan 38 persona për kultivimin e lëndëve narkotike, 28 prej të cilëve sot, u sekuestruan dhe dy armë zjarri.
Ora News mëson se armët i janë kapur shtetasit Elton Kushi.
