Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ishte sot në kryeministri në një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi ka zgjatur 2 orë.

Zyra për shtyp e Ambasadës amerikane bën me dije se “Ambasadorja Kim u takua me kryeministrin për 2 orë për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh, përfshi pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik”.

Përpara zonjës Kim, në kryeministri ishte Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PS-se ne keshillin politik, i cili më pas shkkoi në komisionin e ligjeve ku u miratua nen për nen marrëveshja e 5 qershorit.

Ndërkombëtarët kundërshtojnë miratimin e ndryshimeve kushtetuese në këtë moment, pasi diskutimi duhet të bëhet në harkun kohor të një viti, informon gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi

Ky takim vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit Politik, ku u diskutua për ndryshimet kushtetuese.

Edhe pas 5 orësh debati në Këshillin Politik i ditës se djeshme, nuk arriti një marrëveshje mes PS, PD dhe opozitës së bashkuar.

Ambasadorja Kim ka bërë apel që të votohet marrëveshja e 5 qershorit, ashtu siç është dakordësuar.

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar hapjen e listave por kjo është kundërshtuar nga opozita jashtëparlamentare, pasi sipas saj, Rama ka si qëllim të heqë koalicionet zgjedhore.