Ditën e djeshme (23 korrik), Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 99 vota pro marrëveshjen e 5 qershorit, teska një javë më pas (30 korrik), pritet të kalojnë edhe ndryshimet kushtetuese.

Për deputetin e Partisë Socialiste Adnor Shameti, në këtë proces nuk ka pasur asgjë anormale, dhe se ka qenë në përputhje me kushtetutën dhe regulloren e kuvendit.

Adnor Shameti: ”Nuk ka pasur asnjë gjë anormale në gjithë proces ligjvënës që ne kemi realizuar, sidomos në atë të fundit, për nismën kushtetuese të paraqitur nga disa deputetë të opozitës. Tashmë është e kompletuar, Këshilli i Legjislacionit në bashkëpunim me Komisionin i Ligjeve e kanë miratuar dhe në senacën plenare më 30 korrik, ajo do të shqyrtohet. Nuk ka pasur asnjë anormalitet, as në shqyrtimin e ligjeve të tjera dhe aq më tepër në trajtimin dhe shqyrtimin e ndryshimeve në kushtetutë, të cilat kanë qenë në përputhje jo vetëm me kushtetutën apo dhe me rregulloren e kuvendit. ”

Në një lidhje përmes Skype për ”Ora News”, Shameti tha se e shikon si të domosdoshme dhe normale ndryshimet kushtetuese, në mënyrë që shqiptarët të kenë ligjin më të mirë zgjedhor, dhe zgjedhjet të mos kontestohen.

Adnor Shameti: ”E rëndësishme është që të gjitha këto ndryshime ligjore, pra hapi i parë ishte miratimi pothuajse me konseus i paketës së 5 qeshorit, si produkt i Këshillit Politik, dhe me konsensin e të gjitha palëve është rënë dakord për ndryshimet në kushtetutë, janë të iniciuara nga grupe parlamentare të opozitës parlamentare, e shikoj të domosdoshme, dhe krejt normale që të gjitha palët në fund të këtij procesi ligjvënës të jenë të kënaqura dhe shqiptarët të meritojnë ligjin më të mirë zgjedhor dhe të sigurojmë të gjitha kushtet për një proces zgjedhor të pakontestueshëm nga të gjitha palët.”

Shameti u shpreh se kjo nuk është një aritmetikë e Partisë Socialiste, sepse sipas tij, partia që drejton vendin nuk i druhet asnjë sistemi zgjedhor, sepse besimi i tyre është në votën e shqiptarëve.

Adnor Shameti: ”Unë dua t’ju siguroj se nuk është as në synimin dhe as në qëllimin e Partisë Socialiste bërja e aritmetikës dhe gjeografisë elektorale si element që i njeh e drejta kushtetuese dhe e drejta publike. Ne si Parti Socialiste nuk i druhemi asnjë sistemi zgjedhor, nuk kemi asnjë të preferuar, pasi besimi ynë është në votën e qytetarëve shqiptarë. Prandaj nuk shoikoj asnjë problemtatikë.”

Intervistoi në studio Siklajda Shorja, përgatiti për online Renato Çaushi.