Llogaria e Biden në Twitter fillon nga zero

Llogaria e Biden në Twitter fillon nga zero

Presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden i është dhëna llogaria e tij e re nga zyra presidenciale në Twitter, por është detyruar ta fillojë atë me zero ndjekës.

Llogaria e re @PresElectBiden, do të shndërrohet në zyrtare @POTUS (Presidenti i Shteteve të Bashkuara ) në ditën e inagurimit në 20 janar.

Në gjashtë orët e para të saj në internet rreth 400.000 persona filluan ta ndjekin llogarinë e Presidentit.

Fushata e Biden është e pakënaqur me lëvizjen , e cila shënon një ndryshim nga tranzicioni i mëparshëm i llogarisë së presidentit Barack Obama.

Donald Trump trashëgoi rreth 13 milion ndjekës të llogarisë Potus kur u transferua nga Z.Obama tek ai, por kjo nuk do të ndodhë këtë herë , shkruan BBC.

Ekipit të Z.Biden ju tha për këtë ndryshim një muaj më parë dhe kjo do të  thotë se "administrata do të duhet të fillojë nga zero."

Twitter nuk ka shpjeguar pse u mor ky vendim dhe tha se nuk kishte asgjë tjetër për të shtuar.

Bota Lajme Twitter biden zero

EMISIONET