Zjarr Tv provokim erotik? Ismet Drishti: Shqiptarëve dua t’ua jap të vërtetën ‘lakuriq’

E kush nuk e njeh Ismet Drishtin, një personazh shumë karizmatik dhe thumbues në shumicën e rasteve. Televizioni e do atë e njëkohësisht edhe ai pa median sikur nuk merr frymë lirisht.

Teksa ishte i ftuar në D-Night, u ndalën paksa te risia Zjarr Televizion, ku padyshim habiti dhe mori vemëndjen e të gjithë shqiptarëve për mënyrën e transmetimit të lajmeve, pra me xhaketa të hapura gjysmë lakuriq.

Por, Ismeti kur ka ideuar këtë gjë nuk e ka patur mendjen te erotizmi, por tek e vërteta dhe e vërteta sipas tij duhet thënë “lakuriq”.

Dajana: Ndërkohë kemi edhe Zjarr Televizion, pse ai lloj provokimi? Mendon që shqiptarët kanë nevojë për atë lloj erotizmi, kemi një mungesë?

Ismet Drishti: Kur ka startuar Zjarr Televizion me formatin e lajmeve me xhaketa të zbërthyera dhe meqë mediat në Shqipëri janë të shitura sa majtas dhe djathtas unë thashë se do t’ua jap shqiptarëve të vërtetën lakuriq. Kjo ishte një simbolikë! Nëse dikush e ka parë si erotizëm, këndvështrimi i tij, punë për të. Unë me këtë qëllim e kam bërë. Rastisi të ishte edhe një marketing shumë i mirë, bëri që Zjarr Tv të hyjë në treg shumë shpejt, u bë i njohur në të gjithë botën shumë shpejt, pra tregoi që ishte një gjetje e mirë. Sa i përket atyre që e aprovojnë apo nuk e aprovojnë… ti e di që ka njerëz që nuk pranojnë as Zotin.

D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

EMISIONET