Zbulohet i dashuri i ri i Uanda Narës, sherr që në start me ish-partneren e tij

Zbulohet i dashuri i ri i Uanda Narës, sherr që në start me

Vetëm pak javë më parë, Vanda Nara ishte shprehur se po frekuentohej me një futbollist të angazhuar në Kampionatin Botëror të Klubeve, ndërsa tashmë mediat argjentinase kanë zbuluar identitetin e tij.

Ai është Airton Kosta, lojtar i Boka Juniors. Mbrojtësi 25-vjeçar dhe modelja 38-vjeçare argjentinase po shijojnë romancën. Deri pak kohë më parë, Airton Kosta ishte i fejuar me Kandela Ojarzabal, modele dhe studente marketingu, e cila nuk i ka pritur aspak mirë zërat për lidhjen e ish të dashurit të saj me Vandën, duke thumbuar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Kandela Ojarzabal e kishte ndjekur edhe në Kupën e Botës për Klube, por papritmas erdhi ndarja. Ojarzabal postoi thënie e shkurtër në rrjetet sociale që nuk kaloi pa u vënë re: “Shkëmbeve një Rolex me një Casio”, ishte mesazhi i saj, duke iu referuar frazës në këngën e famshme të hakmarrjes së Shakirës kundër Grerd Pikesë, ndërsa e shoqëroi postimin me një këngë nga L-Gante, ish-i dashuri i Vandës.

 

EMISIONET