Zbulimi i NASA-s/ Një ekzoplanet me jetë? Shkencëtarët zbulojnë ekzistencën e mundshme të një oqeani

Zbulimi i NASA-s/ Një ekzoplanet me jetë? Shkencëtarët

Shkencëtarët e NASA kanë njoftuar ekzistencën e një oqeani të mundshëm me ujë të rrallë në një ekzoplanet gjigant shumë vite dritë larg dhe gjithashtu një aluzion kimik të një shenje të mundshme të jetës.

Zbulimi u bë nga teleskopi James Webb i agjencisë hapësinore.

Studiuesit e kanë quajtur ekzoplanetin K2-18 b. Pothuajse nëntë herë më e madhe se masa e Tokës NASA, thotë: "një ekzoplanet Hycean, i cili ka potencialin të zotërojë një atmosferë të pasur me hidrogjen dhe një sipërfaqe të mbuluar nga oqeani". 

Bollëku i metanit dhe dioksidit të karbonit si dhe mungesa e amoniakut, mbështesin hipotezën se mund të ketë një oqean uji atje.

Por agjencia la të kuptohet gjithashtu për një mundësi edhe më të jashtëzakonshme në gjetjen e mundshme të një molekule të quajtur dimetil sulfide e cila në Tokë prodhohet vetëm nga ekzistenca e jetës.

“Pjesa më e madhe e DMS në atmosferën e Tokës emetohet nga fitoplanktoni në mjediset detare”, thuhet në njoftimin për shtyp të NASA-s.

Ekzistenca e planetit u zbulua për herë të parë nga misioni K2 i NASA-s në vitin 2015, por teknologjia e përmirësuar e Ëebb-it mbi teleskopët e mëparshëm lejoi një analizë më të detajuar dhe zbulimin se mund të ishte një botë oqeanike.

EMISIONET