WILLIAM FESTON 43-VJETORIN! Mesazhi që shoqëron foton është firmosur “me dashuri” nga princeshë Catherine dhe tre fëmijët

Princi William feston 43-vjetorin me një fotografi të veçantë e bërë nga vetë bashkëshortja e tij, Princesha Catherine. Ndryshe nga vitet e shkuara në këtë datëlindje ai është i rrethuar nga qenin Orla dhe tre këlyshë. Mesazhi që shoqëron foton është firmosur “me dashuri” nga princesh Catherine dhe tre fëmijët

WILLIAM FESTON 43-VJETORIN! Mesazhi që shoqëron foton është

Në një ditë të ngrohtë qershori, larg zhurmës së detyrave mbretërore, Princi William I Mbretwrisw sw Bashkuar feston 43-vjetorin, me një fotografi të veçantë të realizuar nga vetë bashkëshortja e tij, Princesha Catherine.

E kapur në ambientet e pallatit mbretëror, fotografia tregon Princin e Uellsit pranë qenit të familjes, Orla, dhe tre këlyshëve të saj.

Mediat shkruaj se ky është një moment i thjeshtë, por i mbushur me dashuri dhe ngrohtësi familjare.

Mesazhi që shoqëron foton është firmosur “me dashuri” nga kate Middleton  dhe fëmijët: George, Charlotte dhe Louis,  por këtë herë janë shtuar edhe “këlyshët”.

WILLIAM FESTON 43-VJETORIN! Mesazhi që shoqëron foton është

Orla, e dhuruar nga vëllai i Catherine pas humbjes së qenit të mëparshëm të familjes, ka sjellë gëzim të ri në familjen mbretërore, me lindjen e këlyshëve në muajin maj.

Ky imazh vjen pas një periudhe ngjarjesh të rëndësishme për William – nga parakalimet ceremoniale deri te angazhimet për çmimin e tij mjedisor Earthshot, ku ai promovon idet e reja, për një të ardhme më të gjelbër.

Ndërkohë, Princesha Catherine nuk u shfaq në Royal Ascot, ndërsa vazhdon rikuperimin nga trajtimi i kancerit. Ajo ka zgjedhur të jetë pranë fëmijëve, por nuk ka munguar të ndajë mbështetjen e saj për qendrat e kujdesit paliativ për fëmijë.

Një ditëlindje e qetë, e përqendruar në vlerat familjare dhe dashurinë. Një kujtesë se edhe në mesin e detyrave mbretërore, janë momentet e zemrës ato që kanë më shumë peshë.

Në ditëlindjen e 43-të, Princi William nuk feston vetëm një tjetër vit jete, por edhe dashurinë, kujdesin dhe shpresën vlera që e lidhin atë me publikun dhe me familjen që e mbështet çdo ditë.

EMISIONET