WILLIAM: DO SJELL NDRYSHIM SI MBRET! Trashëgimtari i fronit britanik“rrëfehet si kurrë më parë”:  Do ndryshoj monarkinë. Nuk frikësohem

Princi William ka deklaruar se do të sjellë ndryshime në monarki kur të bëhet mbret, duke theksuar rëndësinë e traditës, por edhe nevojën për përshtatje. Këto komente, trashëgimtari i fronit britanik i bëri në një intervistë ku foli hapur për familjen, sfidat me kancerin e bashkëshortes dhe të atit, si dhe dëshirën për të krijuar një botë ku fëmijët e tij të ndihen krenarë.

WILLIAM: DO SJELL NDRYSHIM SI MBRET! Trashëgimtari i fronit

Trashëgimtari i Fronit të Mbretërisë së Bashkuar Princi Uilliam ka thënë se do të sjellë ndryshime në monarki kur të bëhet mbret!

Mesazhin Princi Uilliam e  përcolli në një interviste me aktorin Eugene Levy për emisionin “The Reluctant Traveller” kur u pyet për rolin e tij të ardhshëm si Mbret.

“Mendoj se mund të them me siguri që ndryshimi është në agjendën time,” u shpreh ai. “Ndryshim për mirë, dhe unë e përqafoj këtë, e shijoj atë ndryshim. Nuk e frikësoj, përkundrazi më emocionon ideja për të sjellë disa ndryshime. Jo tepër radikale, por ndryshime që mendoj se duhet të ndodhin.”

Princi i bëri këto komente ndërsa i tregonte aktorit Kalanë e Uindsor-it.

Uilliam mbërriti në takimin me një skuter elektrik, që sipas tij e përdor shpesh për të lëvizur brenda territorit të kështjellës.

WILLIAM: DO SJELL NDRYSHIM SI MBRET! Trashëgimtari i fronit

Gjatë turit të disa prej sallave më madhështore të kështjellës, Princi Uilliam foli edhe për historinë e familjes së tij.

“Nëse nuk je i kujdesshëm, historia mund të bëhet një peshë dhe një spirancë që të mbyt dhe të kufizon tepër. Mendoj se është e rëndësishme të jetosh për këtu dhe tani.”, tha ai.

Uilliam theksoi rëndësinë e traditës, por tha se nuk ka frikë të bëjë pyetje për ta mbajtur monarkinë të rëndësishme.

“Ka raste kur shikon një traditë dhe pyet: a ka ende vlerë sot? A është gjëja e duhur për të bërë? A po arrijmë vërtet ndikimin që duhet? Më pëlqen të vë në pikëpyetje gjërat, kjo është ajo që dua të them.”, tha Princi

Ata folën për familjen, fëmijët, ndërhyrjen e medias dhe faktin që Princi është tifoz i Aston Villa-s. Një temë e përsëritur ishte vështirësia për të përballuar faktin që si babai ashtu edhe bashkëshortja e tij po luftojnë me kancerin.

“Gjërat që lidhen me familjen më rëndojnë shumë. Ankthi apo stresi rreth saj më kapërcen ndonjëherë,” tha Uilliam në materialin televiziv

WILLIAM: DO SJELL NDRYSHIM SI MBRET! Trashëgimtari i fronit

Në ambientet e një pubi me nga një pije përpara, princi tregoi përballë aktorit dhe mënyrën si fëmijët e përballuan sëmundjen e nënës së tyre.

“Përpiqemi t’u japim atyre sigurinë dhe mbrojtjen që kanë nevojë,” tha ai.

Jam shumë krenar për gruan time dhe për babain tim, për mënyrën se si e përballuan vitin e kaluar. Edhe fëmijët e mi ia dolën mrekullisht.”, u shpreh Ai

Intervista nuk prek marrëdhënien me Princin Harry, por Uilliam e përmendi vëllain kur foli për përvojën e të qenit pjesë e familjes mbretërore nën një vëzhgim kaq të rreptë.

Trashgimtari I Fronit britanik theksoi se dëshiron të krijojë një botë për të cilën djali i tij do të ndihet krenar.

EMISIONET