“Voyager 1” ndërpret komunikimin, Anija kozmike pëson defekt kompjuterik pas 46 vitesh në hapësirë

“Voyager 1” ndërpret komunikimin, Anija kozmike pëson

Anija kozmike “Voyager 1” e NASA-s ka pësuar një defekt kompjuterik, duke shkaktuar ndërprerje të komunikimit midis sondës 46-vjeçare dhe ekipit të misionit të saj në Tokë.

Inxhinierët po përpiqen të zgjidhin problemin ndërsa anija kozmike e plakur eksploron territorin hapsinor të paeksploruar, përgjatë kufijve të jashtëm të sistemit diellor.

‘Sistemi i të dhënave të fluturimit duket se ka ngecur në përsëritjen automatike’ shpjegojnë specialistët duke shtuar se problemi është evidentuar që në 14 nëntor, kur sistemi dërgonte të dhëna të përsëritura.

Nasa ka njoftuar se ekipi I ka dërguar komanda gjatë fundjavës që anija kozmike të riniste sistemin e të dhënave të fluturimit, por asnjë të dhënë e përdorshme nuk është kthyer ende.

Megjithatë, Voyager 1 është aq larg saqë komandat e dërguara nga Toka i duhen 22.5 orë për të arritur në anijen kozmike dhe 45 orë për të kthyer mbrapsht një përgjigje.

Voyager 1 është aktualisht anija kozmike më e largët nga Toka në rreth 24 miliardë kilometra larg, ndërsa binjaku i tij Voyager 2 ka udhëtuar më shumë se 20 miliardë kilometra nga planeti ynë.

Fillimisht të projektuara për të zgjatur vetëm 5 vjet, sondat Voyager janë dy anijet kozmike me funksionimin më të gjatë në histori, me udhëtime të papritura dhe plot sfida.

Herën e fundit që Voyager 1 pësoi një problem të ngjashëm, ka qenë në vitin 1981.

EMISIONET