Vizita e parë tek dentisti nga 1 deri në 3 vjeç. Stomatologia Arlinda Karaj shpjegon detajet
Arlinda Karaj, stomatologe në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora foli lidhur me kujdesin që duhet të tregohet ndaj shëndetit oral.
Mjekja u shpreh se vizita e parë te dentisti është mirë të bëhet 1 deri në 3 vjeç.
"Prindi duhet të jetë vigjilent që duhet të kujdeset edhe për sistemin dhëmbor të përkohshëm të fëmijës pasi ndikon dhe në sistemin dhëmbor të përhershëm", tha ajo
Arlinda Karaj: Që nga mosha 1 deri 3 vjeç është mosha gjatë të cilës kaviteti oral i fëmijës plotësohet me sistemin dhëmbor të përkohshëm. Ajo që dëgjoj shpesh nga prindërit është që ky sistem dhëmbor për sa kohë që është i përkohshëm nuk është nevoja të trajtohet. Ky është ndër gabimet që vërejmë tek prindi dhe përpiqemi të përcjellim te prindërit kulturën jo vetëm për është i nevojshëm për kohën sa do të jetë në gojën e fëmijës por do të luajë rol të rëndësishëm dhe për daljen e dhëmbëve të përhershëm. Prindi duhet të jetë vigjilent që duhet të kujdeset edhe për këtë sistem dhëmbor vetëm për diskomfortet që mund të sjelli një dhimbje dhëmi jo vetëm te fëmija, pagjumësi, vështirësi në ushqyerje, mungësë përqëndimi në aktivitetet ditore si dhe në çrregullimet që mund të sjellë heqja e dhëmbëve të qumështit.
Sa shpesh i sjellin prindërit fëmijët në moshën 1 deri 3 vjeç?
Arlinda Karaj: Para një jave erdhi një prind me fëmijën e tij që nuk kishte mbushur akoma 2 vjeç. Ishte një vizitë e thjestë. Nuk mund të pretendojmë të kemi procedura dentare në këtë moshë por ky është një moment që bën një familjarizim të fëmijës me dentistin por dhe një instruksim të prindit në lidhje me mënyrën se si duhet të kujdeset për higjienën orale të fëmijës.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
