“Vinte me Mevlanin në studio…”/ Ish-banori i “BBV4”, Petro Xhori flet për Livian: E njoh prej kohësh…

“Vinte me Mevlanin në studio…”/ Ish-banori i

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.

I ftuar sot në “Live From Tirana” ishte ish-banori i “BBV4”, Petro Xhori, për të komentuar banorët e jo vetëm.

"Livian e njihja mirë rreth një vit e gjysëm. Bënim këngë me Mevlanin dhe vinin në studio të dy, rrinim të gjithë grup shoqëror. Është vajzë e mirë."

Kush duhet ta fitojë sipas tij?

"Dua që ta fitojë Laerti. Niveli i bisedave me të janë shumë të larta."

Lidhur me këngën e re, u shpreh:

"Për pak ditë del kënga e re. Do gënjeja nëse do thoja që nuk është dedikim. Tani jam single."

Kujtojmë, se gjithashtu e ftuar ishte Alba Çaushi, motra e Krisës, banores së “BBV4”. Ndër të tjera, ajo komentoi deklaratën virale të Krisës.

EMISIONET