VIDEO/ Ndoshta nuk e keni parë akoma! Ky është një nga serialet më të nënvlerësuar ndonjëherë, por që…

Një nga sugjerimet që mori shumë mbështetje nga përdoruesit në rrjet ishte drama me tetë episode “Unbelievable”, e bazuar në një histori të vërtetë.
Ky serial u publikua në Netflix në vitin 2019 dhe ka në rolet kryesore Toni Collette, Merritt Wever dhe Kaitlyn Dever.
Sipas përshkrimit të IMDb: “Një adoleshente akuzohet se ka gënjyer për një përdhunim, por dy detektive vendosin të ndjekin të vërtetën”.
Komentet e përdoruesve ishin entuziaste: “E adhuroj këtë serial. Personazhe të shkëlqyer”; “Një shfaqje absolutisht e jashtëzakonshme me aktrim fantastik. E kam parë disa herë, edhe pse është e vështirë për t’u parë”; “Depresuese dhe e mrekullueshme njëkohësisht”; “Edhe unë doja të sugjeroja Unbelievable!” dhe “Është me të vërtetë e rëndë për t’u ndjekur. Unë nuk munda ta përfundoja, jo se ishte i dobët, por sepse ishte shumë i rëndë”.
“Me 98% vlerësim në Rotten Tomatoes, i nominuar për disa Emmy dhe Golden Globes, si dhe fitues i çmimeve Peabody dhe Critic’s Choice, në të vërtetë nuk mund të quhet i nënvlerësuar. Por mbetet një serial fantastik!”-shkroi një tjetër komentues.
Në serial, Toni Collette luan rolin e detektives Grace Rasmussen, Merritt Wever është detektivja Karen Duvall, ndërsa Kaitlyn Dever portretizon protagonistën dhe të mbijetuarën e sulmit seksual, Marie Adler.
Në kast bëjnë pjesë gjithashtu Eric Lange, Bill Fagerbakke, Elizabeth Marvel, Bridet Everett, Danielle Macdonald dhe Dale Dickey.


