VIDEO/ Goditi në fytyrë Gjestin, G-Bani përjashtohet nga gara. Anulohet televotimi

G Bani u përjashtua nga gara për çmimin e madh, pas incidentit të mbrëmjes së kaluar, ku këngëtari shtyu Gjestin, duke e rrëzuar nga podiumi ku po qëndronte për lojën e rezistencës.
Në zarfin e zi që mbërriti këtë mëngjes në shtëpi, theksohet se dhuna është rreptësisht e ndaluar.
Ndërkohë, televotimi për të banorin e preferuar, që u hap në spektaklin e së martës, është anuluar.
“Në shtëpinë e Vëllait të Madh rregullat janë thyer. Dhuna e çfarëdolloj forme është rreptësisht e ndaluar.
Për këtë arsye, Vëllai i Madh, ka përjashtuar menjëherë nga gara G Banin dhe njofton se televotimi për të preferuarin, do të anulohet“, shkruhej te zarfi i zi.

