VIDEO/ E kopjuar apo jo? Kënga e Besa Kokëdhimës ngjall dyshime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2023, 08:12

Disa ditë më parë, këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima u shpall fituese me këngën "Zemrën n’dorë" në Festivalin e 62′ të Këngës në RTSH, për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizon.
Por polemika të shumta ka pasur pas festivalit, ndërsa dyshime janë hedhur edhe mbi këngën e Besës, që shumë po e akuzojnë se është e kopjuar.
Sipas ndjekësve ajo ngjan njësoj si "Changing" e Sigma ft. Paloma Faith.

