VIDEO/ Befason Lizzo, tregon humbjen drastike në peshë, pozon me bikini të kuqe

Këngëtarja Lizzo ka shpërndarë një foto të sajën me bikini të kuqe për të treguar se sa peshë ka humbur kohët e fundit dhe fansat nuk po mund ta besojnë. Ylli i popit ndau imazhet të premten për të informuar fansat e saj se si ka shkuar rrugëtimi i saj me uljen e disa kilogramëve.
Lizzo, 36, shkroi në mbishkrimin e postimit: Të gjitha rrobat e mia të banjës janë të kuqe.
View this post on Instagram
Fansat nxituan të lavdërojnë Lizzo-n për imazhet shumë zbuluese që tregojnë jo vetëm humbjen e saj në peshë, por edhe shumë vetëbesim. Lizzo ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit sepse ajo u tha fansave se do të pushonte një vit pasi u shfaqën akuzat se ajo kishte ngacmuar seksualisht kërcimtarët e saj rezervë.
View this post on Instagram

