VIDEO/ Agravon debati mes Oltës dhe Enit: Kur eks*tohesh flet përçart...
Gjatë mbrëmjes së premte, në spektaklin e kërcimit "DWTS", Olta në rolin e jurisë dhe Eni si konkurrent patën një debat.
E gjithë kjo nisi që javën e kaluar ku Enit nuk i pëlqyen aspak komentet e Oltës dhe gjatë ditëve në vazhdim ai ka treguar rezervat e tij.
Aktorja u shpreh se Eni kishte shumë pak hapa dhe shumicën e kohës ka mbajtur vetëm partneren, gjykim i cili u komentua nga ai dhe balerina e tij gjatë provave të kësaj jave.
Eni, nga ana tjetër u shpreh se Olta nuk di çfarë thotë kur "eksitohet" duke i dhënë vetes vlerësimin që donte pa marrë parasysh atë të jurisë.
Këto komente sollën një diskutim aspak të këndshëm mes dyshes mbrëmjen e sotme, ku kjo e fundit u shpreh e zhgënjyer nga fjalët e mikut të saj në prapaskenë.
"Nuk më pëlqeu fare ajo që kishe thënë. Nuk keni se si kaloni në ofendime personale sepse unë herën e shkuar nuk ju ofendova aspak. Mendoj që për pozicionin që kam më takon të jap opinionin tim. Nuk më erdhi mirë që the "ajo flet përçart", nuk e prisja aq më pak nga ty! Nuk jemi në kafe bashkë që mund t'i lejojmë vetes të themi çdo lloj gjëje", iu drejtua Olta Enit.
Eni nga ana tjetër ka kërkuar ndjesë, e cila u pranua nga anëtarja e jurisë.