Vetëm ky person nga familja mbretërore po bën maksimumin që William dhe Harry të pajtohen

Vetëm ky person nga familja mbretërore po bën maksimumin që

Princi William dhe Princi Harry ende s’flasin me njëri-tjetrin dhe kjo zënka familjare duket se po zgjat ca si shumë dhe e ka lodhur paksa Kate Middleton.

Kate është duke bërë maksimumin për të pajtuar vëllezërit dhe në fakt, është personi i vetëm në familjen mbretërore që po ndihmon William dhe Harry të riparojnë marrëdhënien e tyre.

Autori Robert Jobson ka thënë për The Express: “Mendoj se i vetmi person që po e ndihmon situatën është Catherine, e cila po bën një punë brilante”, por theksoi se situata është paksa e vështirë.

Jobson shtoi se ka shumë dyshime mes vëllezërve, pas publikimit të “Spare”, librit me kujtime të princit Harry dhe dokumentarin “Harry & Meghan” në Netflix.

EMISIONET