Vesa qan me dënesë teksa flet për futbollistin: Më ka nxjerrë me dhunë prej veturës...

Vesa qan me dënesë teksa flet për futbollistin: Më ka

Ditët e fundit, historia e Vesa Vllasaliu, ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediet, pasi ajo rrëfeu se partneri i saj e tradhtoi me miken e saj të ngushtë.

Tashmë modelja është pjesë e spektaklit "BBVK2", dhe mbrëmjen e së premtes, ajo ka shpërthyer në lot, teksa i ka rrëfyer të tjerëve se çfarë e vret më shumë nga ish-lidhja e saj me futbollistin kosovar, Mërgim Berisha.

Teksa qante me dënesë, ajo iu tha banorëve se dëshiron ta di arsyen nëse Mërgimi e ka tradhtuar edhe gjatë kohës kur nuk ishin të inatosur me njëri-tjetrin, hidhërim ky për të cilin tha se ishte edhe pika e ndarjes.

Ndër të tjera, ajo ka fajësuar edhe veten për prishjen e lidhjes.

"Problemi është që edhe më i miri në botë te jetë unë e prishi, se kam frikë", u shpreh ajo.

Mes bisedave, Vesa i drejtohet edhe Albës teksa i thotë se familja e Mërgimit nuk e ka dashur kurrë.

Ndër tjera ajo flet edhe për ditën e ndarjes kur ishin takuar dy familjet për të biseduar, teksa shton se babai i saj i ka kërkuar llogari Mërgimit pse ka përdorur dhunë duke e nxjerr nga vetura.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, vëllai i Mërgimit deklaroi se ishte Vesa ajo, e cila i kishte ndaluar Mërgimit edhe takimet me familjarët e tij.

EMISIONET