Vajzat e famshme që morën guximin të parat dhe i propozuan partnerëve për martesë

Vajzat e famshme që morën guximin të parat dhe i propozuan

Kush thotë se duhet të propozojnë vetëm burrat për martesë?

Nëse keni dyshime se çfarë dhurate t'i bëni të dashurit tuaj, mund të organizoni një surprizë të madhe për të, siç është propozim për martesë.

Pse jo bëjeni dhe ju.

Më poshtë ju listojmë disa gra të famshme, që morën guximin të parat dhe i propozuan partnerëve për martesë.

Pink dhe Carey Hart

Vajzat e famshme që morën guximin të parat dhe i propozuan

Këngëtarja me famë botërore Pink i propozoi bashkëshortit të saj, Carey Hart, në vitin 2005.

Gjatë një eventi, ku partneri i saj garonte me makinë, këngëtarja kishte shkruar në një tabelë të madhe "a do martohesh me mua?"  Sigurisht partneri nuk u përgjigj në moment pasi po ngiste makinën.

Më pas Pink shkroi në një tabelë tjetër, "e kam seriozisht". Në atë moment partneri la garën dhe vrapoi për te e dashura për të pranuar propozimin e veçantë për martesë.

Kristen Bell dhe Dax Shepard

Vajzat e famshme që morën guximin të parat dhe i propozuan

Ndërsa aktorja, Kristen Brll, propozoi bashkëshortin e saj nëpërmjet një postimi në Twitter, "@daxshepard1 do të martohesh me mua ?".

Normalisht që përgjigja e partnerit ishte pozitive.

Britney Spears dhe Kevin Federline

Vajzat e famshme që morën guximin të parat dhe i propozuan

Këngëtarja e njohur, Britney Spears, ka propozuar në vitin 2004 ish-bashkëshortin e saj në avion, duke i thënë "po sikur të martoheshim?".

Kevin Federline u befasua shumë dhe në mënyrë impulsive tha jo, por më pas sigurisht që ndryshoi mendim.

Elizabeth Taylor and Michael Wilding

Vajzat e famshme që morën guximin të parat dhe i propozuan

Aktorja ka pasur 7 martesa, por i ka propozuar vetëm njërit partner e para. Ishte aktori Michael Wilding ai që i rrëmbeu zemrën Elizabeth Taylor, e cila e propozoi për martesë.

EMISIONET