Upss/ Flor Mumajesi për Soni Malajn: "Nuk është dashuri e madhe, por më shumë një..." (Video)

Flori Mumajesi ka qenë në qendër të vëmendjes javët e fundit, ndërsa emri i tij është përmendur shpesh në diskutimet që lidhen me Soni Malajn.
Këngëtarja, e cila po garon në “Ferma VIP” dhe është afër të qenurit një nga finalistet e këtij edicioni, ka treguar gjatë qëndrimit të saj në fermë se ruan një raport shumë të mirë me Florin, pavarësisht se historia e tyre e dashurisë ka përfunduar prej vitesh.
Madje, gjatë spektaklit ajo kërkoi një surprizë nga Flori Mumajesi. Kërkesa u realizua në një formë të veçantë, teksa mbi fermë u shfaqën 300 dronë të dedikuar për Sonin.
Ndërkohë që aludimet për raportin mes tyre vazhdojnë, në rrjet është rikthyer në vëmendje një intervistë e vjetër e Flor Mumajesit për “Prive”.
Gjatë rubrikës me pyetje të shpejta, artisti u pyet në mënyrë indirekte edhe për Soni Malajn.
“Soni, të pëlqen? Soni, të luash Soni“, ishte pyetja që iu drejtua, ndërsa ai u përgjigj: “Playstation, e se na ngaterroni ju (qesh). Per Soni po…Eshte nje dashuri e fundit por nuk eshte dashuri e madhe. Me shume eshte nje shkarkim emocional qe bej aty“.
Deklarata ka rikthyer sërish vëmendjen te marrëdhënia që dy artistët kanë pasur në të kaluarën, ndërsa komentet dhe interpretimet e ndjekësve në rrjet vazhdojnë të jenë të shumta.

