“Unike me taban” Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe promovon albumin e saj të ri

Këngëtarja e njohur Aurela Gace ka promovuar albumin e saj më të ri të quajtur “Unike me taban”. Në eventin e organizuar ishin të ftuar këngëtarë të njohur dhe personazhe nga bota e televizionit të cilët përgëzuan këngëtaren për muzikën me të cilën vjen para publikut.

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe për ka promovuar albunin e saj më të ri.

Artistja e skenës ka ndërthurur më së miri rryma muzikore të ndryshme.

Mes të tjerave në albumin e quajtur unike me taban ka dhe një këngë të saj me dy vajzat. Teksa ndan emocionet këngëtarja e dashur për publikun tregon se energjitë e pashtershme I burojnë nga dashuria për profesionin.

"Është mëse e dukshme që kjo është jeta ime, ky është pasioni im. Muzika është ajo që më mban gjallë. Unë nuk e marr me përtesë asgjë që ka lidhje me pasionin tim."

Të pranishëm në promovim ishin të afërm e bashkëpunëtorë por edhe këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare si Irini Qiriako, Irma Libohova dhe personazhe të njohur të medias dhe televizionit.

EMISIONET