U ushqeva me art dhe e shijova/ Aktorja Adelina Muça, një jetë mes regjisë dhe aktrimit

E ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, aktorja e mirënjohur Adelina Muça foli për karrierën dhe jetën e saj si dhe për shfaqjet e fundit që kanë rezultuar të jenë sukses i plotë.

Adelina Muça:Martesa” është një komedi e Çehovit dhe është pikërisht ai si autor që e sjellë kështu. Sa herë e rikthejmë kënaqemi shumë. Do të ishte bukur që gjatë verës të kishim kalendar për shfaqjet. Me “Martesën” kemi qenë edhe jashtë, në Turqi, në Bursa, patën goxha sukses. Jam e lumtur që më në fund idetë dëgjohen. Unë kam parë dhe jam çuditur që ka fëmijë me kaq shumë talent.Viti ka filluar me shumë lëvizje dhe shumë punë. Shumë gjëra për të bërë.

Gjithashtu ajo tregoi se e bija e shoqeron gjatw aktiviteteve.

Adelina Muça: Shpesh ime bijë më shoqëron gjatë punës dhe udhëtimeve. Noha është më shumë artiste se unë dhe babai i saj. Ka një shpirt shumë të madh, është kreative, prek çdo gjë që ka lidhje me artin. Ajo provuar të ngjitet në skenë disa herë. Ka luajtur me aktorë të Teatrit Kombëtar dhe me fëmijë shumë të talentuar. Ka qenë eksperiencë që Nohës i kanë shërbyer shumë. Unë jam rritur me art, mamaja më ka ushqyer me art dhe mua më ka pëlqyer. Ky profesion më ka dhënë qetësi shpirtërore dhe forcë për të përballuar jetën. Dikur më flinte shpirti te regjia, tani tek aktrimi. Tani po punojmë për “Ëndrrat e një nate vere”, të Shekspirit në teatrin “Aleksandër Moisiu, do të vijë shumë shpejt".

EMISIONET