“U ula ngjitur me të në avion dhe…”, Meridian Ramçaj zbulon takimin me Luiz Ejllin

“U ula ngjitur me të në avion dhe…”, Meridian

Meridian Ramçaj ka qenë një nga banorët më dinamik pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip 1”. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshmë në Shqipëri, ai arriti të trazojë ujërat mes konkurrentëve VIP.

I ftuar në FitStation me moderatoren Çenkuela Hasa ai ndër të tjera dha mendimin e tij për secilin nga banorët e shtëpisë së “BBV 3” duke qëndruar te prania e Luizit dhe te Romeo.

“Nuk kam folur me Luizin më asnjëherë, kemi qëlluar ulur ngjitur në avion dhe s’kemi folur. Duke qenë protagonist dhe fituesi i sezonit të kaluar prisja që do i jepnin më shumë hapësira për të folur gjatë mbrëmjes që e ftuan në BBV, pasi e njeh dhe lojën.

Foli shumë pak, nuk e lanë dhe se di arsyen, këndoi vetëm një këngë dhe prisja të këndonte disa. Ndërsa Romeos i kanë dhënë ferrari ka disa javë por se di a do mund ta kapi lojën, është kopje e Donaldit”- tha Meridiani për NEWS24.

EMISIONET