Tyson-i godet fort/ Dëgjoni zhurmën e një grushti 550 kilogramësh

Mike Tyson është ndër sportistët më të mirë të të gjitha kohërave. Në vitin 1986, në moshën 20-vjeçare, Tyson theu rekordin duke u bërë kampioni i botës në moshën më të re për peshën e rëndë.
Në vitet në vijim, Tyson do të bëhej më e rëndësishme në sport, i cilësuar edhe si njëriu më i fortë në botë.
Ai renditet gjithashtu si një nga boksierët më të suksesshëm të peshave të rënda në histori - Tysoni vendosi rekord 50-6, 44 ndeshje nga të cilat i fitoi me nokaut.
Në mesin e vitit 2020, u krye një studim për të matur forcën e grushtit të Mike Tysonit. 44 KO nga 58 ndeshje nuk janë rekord i rastësishëm, apo jo?
Në një raport të publikuar nga "Thrillist", fuqia e goditjes së Tysonit llogaritet të jetë e barabartë me goditjen nga një motoçiklete “Vespa” me shpejtësi prej afërsisht 15 kilometra në orë, apo e kthyer në kilogram, është si të të bjerë një frigorifer 550 kilogramësh në fytyrë apo brinjë, kur Tyson godet.
